Kryetari i kësaj komune shkoi në Haxh, ja sa i kushtoi

Një prej kryetarëve të komunave ka qenë në haxh bashkë me gruan e tij. Bëhet fjalë për kryetarin e Hanit të Elezit, Rufki Sumën. Suma ka deklaruar se shkuarja në haxh bashkë me gruan i ka kushtuar rreth 12 mijë euro.

Në regjistrin për deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Suma ka deklaruar se ka një banesë në vlerë 60 mijë euro dhe tri toka, vlera e së cilave sillet rreth 100 mijë euro.

Të hyrat vjetore të Sumës sillen rreth 18 mijë euro, para të cilat i merr si kryetar, nga mëditjet dhe se pension të TMK’së.

Tek pasuria e tij, Suma shpjegon se nuk i ka llogaritur paratë që ka marrë nga shpronësimi i tokës për autostradë. Suma thotë se për këtë tokë ata kanë marrë 45 mijë euro, të cilën e kanë ndarë në katër pjesë.

Pjesën e tij, Suma thotë ta ketë shfrytëzuar për kryerjen e Haxhit për të dhe gruan e tij.

“Këtu nuk janë llogaritur pensioni i pleqërisë së nënës si dhe mjetet nga shpronësimi i pronës për autostradë në një vlerë 45.000 të cilat janë ndarë në 4 pjesë të barabarta, ku vetëm pjesa ime në vlerë prej 11.250 euro është shfrytëzuar për kryerjen e hagjit për mua dhe bashkëshorten time./Gazeta Express

SHPËRNDAJE