Kryetari Jashari dhe ministri Gashi inspektojnë punimet e Palestrës sportive

Kryetari i Komunës së Skenderajit Bekim Jashari së bashku me ministrin për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Gashi të shoqëruar edhe nga nënkryetari Nuredin Lushtaku dhe deputeti i Parlamentit Bekim Haxhiu drejtoresha e Urbanizmit Sanije Ahmeti dhe profesionistët e Komunës, kanë inspektuar sot punimet për realizimin e projektit të Palestrës sportive të qytetit tonë.

Kryetari Jashari përmes facebook-ut ka thënë se kompania e kontraktuar do të rifillojë punën aty ku ka mbetur, në mënyrë që ky projekt të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur, për t’u vënë më pas në shërbim të klubeve tona sportive dhe të rinjve.

Postimi i plotë në facebook:

SHPËRNDAJE