Kryetarja e Kuvendit: Ideja për autonomi të serbëve në Veri çon tek ndarja e Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë sot se nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe është një prej vendimeve më të rrezikshme që kanë marrë institucionet e Kosovës.

Tutje ajo në një bashkëbisedim në AAB ka folur edhe për idenë e autonomisë për serbët në veri, duke e cilësuar si një paralajmërim për ndarje të mëvonshme të Kosovës.

Sipas saj, edhe autonomia për serbët në veri është po aq e rrezikshme dhe thjeshtë e shtynë procesin e ndarjes së shtetit.

“Sa i përket Asociacionit të Komunave Serbe mendoj që është një prej vendimeve më të rrezikshme që është marrë nga institucionet e Kosovës. Një autonomi për serbët në Veri, është vetëm një paralajmërim i ndarjes së mëvonshme, nuk është një ide më e mire se ndarja. Është po aq e rrezikshme, thjesht e shtynë për më vonë.”, ka thënë Vjosa Osmani.