Kthimi i të pagjeturve për të afërmit është sikur një pikë uji për të eturin në shkretëtirë

Vuajtjen, zhuritjen e shpirtit dhe gjithë dramën e përjetuar të familjarëve të të pagjeturve, për më të dashurit e tyre, sot në Ditën e të pagjeturve, më ë miri e ka përshkruar, veprimtari dhe ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Agim Kuleta.

Dramën e përjetuar dhe nevojën e familjarëve në këto dy dekada për kthimin e të pagjeturve, ai përshkruar në mënyrë brilante. “Kthimi i “te pagjeturve”, për të afërmit, është sikur kjo pikë e ujit për të eturin. Njeriu e di se kjo pikë uji është tepër e pamjaftueshme për t’ia shuar etjen por, megjithatë, e dëshiron atë me çdo kusht. Është i vetmi ngushëllim i mbetur për shpirtin e tij”, ka shkruar Kuleta, përcjell Gazeta Online Veriu.info

Njerëzit që e njohin Kuletën, e përshkruajnë si njeri me mendim të thellë dhe fuqi të vargut të shkrimeve.

Ja si e përshkruan ai dramën e familjarëve për të pagjeturit:

Imagjinojeni një njeri i cili ka ecur nëpër një shkretëtirë përvëluese për 3 ditë rresht, pa ujë. Me në fund e gjen një shishe, të lënë nga dikush qe ka kaluar andejpari para tij. Kjo shishe është e zbrazet por ende e pa tharë. E kthen kokëposhtë dhe në buzët e saj, shuuumë ngadalë fillon te formohet një pikë uji.

Kthimi i “te pagjeturve”, për të afërmit, është sikur kjo pikë e ujit për të eturin. Njeriu e di se kjo pikë uji është tepër e pamjaftueshme për t’ia shuar etjen por, megjithatë, e dëshiron atë me çdo kusht. Është i vetmi ngushëllim i mbetur për shpirtin e tij./Veriu.info/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE