Ku është reagimi i botës së civilizuar? Siria është kthyer në një ferr të vërtetë (Kujdes: pamje të rënda)

Ky është momenti kur disa vullnetarë po ndihmojnë një motoçiklist, i goditur nga një sulm ajror qeveritar.

Pavarësisht përpjekjes së “Helmetave të bardha”, ai humbi jetën. Sipas Daily Mail, ai ishte mes 91 personave që ndërruan jetë nga sulmet ajrore në një zonë të kontrolluar nga rebelët pranë Damaskut.

Shumë prej tyre u lënduan për shkak të një sulmi me gaz klorinë. Mes tyre ka edhe shumë fëmijë.

Mjekët thonë se po shohin plagë nga napalmi dhe bombat-fuçi, të ndaluara me konventat ndërkombëtare.

Luftimet në Siri janë intensifikuar së fundmi, kurse pamjet që vijnë prej andej janë tronditëse.