Ku i nguli sytë Grenell gjatë takimit me krerët e LDK’së

Të deleguarit të presidentit Donald Trump në dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell si duket i ka bërë përshtypje flamuri Dardan.

Para fillimit të takimit me kreun e Lidhjes Demokratike, Isa Mustafën dhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie, Grenell është fokusuar për pak kohë duke shikuar flamurin Dardan, të vendosur në zyrat e LDK-së.

Tashmë ka filluar takimi Grenell – Mustafa, ku të pranishëm janë edhe Vjosa Osmani, Agim Veliu e Abdullah Hoti./GazetaExpress/

SHPËRNDAJE