Ku po fshihet? Policia: Ende s’kemi rënë në kontakt me deputetin Islam Pacolli

Policia e Kosovës ende nuk ka rënë në kontakt me deputetin e AKR’së Islam Pacolli, i cili po dyshohet se ka sulmuar një oficer sigurie në Ministrinë e Drejtësisë.

Derisa, vet Pacolli pak më herët ka reaguar përmes rrjeteve sociale, dukë thënë se si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbetet i përkushtuar që të respektoj Kushtetutën dhe Ligjet në fuqi si dhe Institucionet e shtetit.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci ka thënë se deputeti i AKR-së, Islam Pacolli, ende nuk është paraqitur në polici e as ata ende nuk kanë kontaktuar me të, për të dhënë sqarime për sulmin që dyshohet se ka kryer ndaj një oficer sigurie në Ministrinë e Drejtësisë.

“ Jo, ende nuk kemi kontaktuar me Pacollin”, ka thënë Borovci për Express.

Borovci ka treguar se Policia ka provuar ta kontaktoj me Pacollin, por ata thonë se janë duke pritur që ai të paraqitët.

“… duke marr parasysh se ai është një person publik besoj që do të paraqitet në momentin e parë”.

Kurse, orë më parë vet deputeti AKR’së Islam Pacolli, në një postim në Facebook ka reguar, duke thënë se është i përkushtuar për sundim të ligjit. Ai nuk e përmend sulmin mbi policin, që u konfirmua nga vetë Policia.

“Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, përmes këtij shkrimi shfrytëzoj rastin të demantoj shkrimin e disa portaleve informative të cilat kanë dezinfirmuar publikun duke konstatur se “Deputeti Islam Pacolli është arrestuar për shkak të mospërfilljes së urdhërit nga një zyrtar shtetëror”.

Konstatimi i sipërcituar nga portalet përkatëse është i pavërtetë dhe si i tillë, ky është sulm drejtuar personalisht kundër meje me tendencë të dëmtimit të imazhit tim publik.

“Si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i zgjedhur për të përfaqësuar qytetarët e Republikës së Kosovës, mbetem i përkushtuar të vazhdoj të respektoj me përpikmëri Kushtetutën, Ligjet në fuqi si dhe Institucionet e shtetit tonë. Njëkohësisht u bëj thirrje personave përgjegjës të tërhiqen sa më shpejt nga dezinformimet e tilla të opinionit publik”, ka shkruar Pacolli në rrjetin social Facebook.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE