Kujdes, kthehet vapa! Ja temperaturat sot në Kosovë

Vendi ynë gjatë ditës së sotme do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, gjatë ditës do të jetë sërish nxehtë por jo si java që e lamë pas.

Temperaturat maksimale parashihet të lëvizin nga 26-30 gradë Celsius, ndërsa minimalet do të lëvizin nga 10-15 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 12m/s.

SHPËRNDAJE