Kujtim Shala tregon përfundimisht nëse do t’i futet garës për kryetar të LDK-së

Ndonëse emri tij u lakua për një kohë të gjatë, Kujtim Shala sot konfirmoi për, se nuk e ka ndërmend t’i futet garës për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“E kam thënë edhe më parë që nuk do të kandidojë”, është përgjigjur shkurtimisht ai.

Ndryshe, ditë më parë  zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa, ka thënë se ende nuk dihet se kur do të mbahen zgjedhjet e brendshme dhe se kush do t’i hyjë garës për kryetar të kësaj partie.

“Ende nuk dihet për datën e as për kandidatët e mundshëm. Në fund të majit ne e kemi detyrim që me mbajt Kuvendin e Përgjithshëm për me shku në zgjedhje të brendshme, kështu që deri atëherë kemi rast me diskutu se kur do të vendosim për datën e zgjedhjeve”, tha Mustafa.

Kurse, deri më tash vetëm Lutfi Haziri  ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të LDK-së. Por, ambicie për të garuar për kryetar të LDK-së ka shfaqur publikisht edhe ish- kreu i dikurshëm i LDK-së, Fatmir Sejdiu./Gazeta Blic./

SHPËRNDAJE