Papë Françesku vazhdimisht ka qenë në ballinat e mediave prestigjioze me gjërat sensacionale që ka thënë gjatë këtyre viteve. Njeriu me 18 milionë ndjekës në Twitter, së fundi u përfshi në një incident të ri.
Ai shfaqi pakënaqësinë e tij ndaj një vizitori që i kapi krahun në Sheshin e Shën Peterit në pritje të Vitit të Ri.
Papa Françesko Bergoglio kishte qenë duke përshëndetur pelegrinët kur dora e kapur e bëri që të nxehej aq shumë sa të reagonte me frustrim duke i hequr duart prej saj me qortim.