Kur fati të jep shpresë, e pastaj të kthen shpinën! Manchester United mposhtet në “Teatrin e Ëndrrave”

Kur fati të jep shpresë, e pastaj të kthen shpinën!

Më këto vargje mund të përshkruhet më së miri humbja e Manchester United nga Crystal Palace.

Djelmoshat e Ole Gunnar Solskjaer patën disa mundësi gjatë gjithë ndeshjes, por që nuk i shfrytëzuan.

E, kjo i’u kundërvu atyre në fund të ndeshjes edhe pse me një lëvizje fati, mund ta fitonin takimin.

Fillimisht Ayew hapi serinë e golave në minutën e 32-të, në një moment kur “Djajtë e Kuq” po sulmonin parreshtur. Me avantazhin e mysafirëve u mbyll fraksioni i parë, por i dyti ishte i rezervuar totalisht për udhëtuesit.

Fillimisht, vendasit fitojnë penallti, pasi loja e hapur nuk po i shkonte. Por, nuk arritën ta shfrytëzojnë as atë. Rashford shpërdoroi një rast të mirë.

Megjithatë, Daniel James barazoi shifrat në të 89-tën minutë, për t’i dhënë shpresë bashkëlojtarëve se mund t’i marrin pikët e plota.

E shprehja popullore shqiptare: “Kush kërkon shumë, e humb atë që ka” doli në pah maksimalisht, pasi përderisa 20-të herë kampionët anglezë synonin goli e fitores, nga një pakujdesi, Crsytal Palace realizoi përmes van Aanholt, me çka edhe regjistroi shifrat përfundimtare, Man UTD 1, Crystal Palace 2.

/GazetaBlic/

SHPËRNDAJE