KUR NUMRAT NGRISIN TEMPERATURËN

Shkruan: Idriz Ismajli

Vapë benë në këtë fillim korriku. Temperaturat në termometër sillen nga 29 gjer në 32°Celsius e nganjiherë edhe gjer në 39 °. Si per inat nji kondicioner i zyrës është ne defekt.

Me e lanë derën hapur, korridori është shumë i frekventuar. Nji mik imi kur me pa ashtu te djersitur me tha se m’u paskan bërë flokët pa prerë. I dhashë plotësisht te drejtë dhe vendosa në të përfunduar të orarit, te shkoi te frizeri qe t’i shkurtoi pak, pasi qe edhe ato më bejnë që të djerësij. Shfletoj shtypin ditor prapë me numra diku shkruan 61 diku 63.

Mendova mos është fjala, per temperatura te vendeve tropikale, por nuk besoja. Askund nuk kisha lexuar asnjiherë se në ndonjë vend te botës kishte arritur nji temperaturë kaq e lartë. Por jo ishin numra per themelimin e Qeverise pas zgjedhjeve te parakohshme te 11 Qershorit.

Mbyll gazetën pasi qe edhe ne Tv, ne te gjitha debatet televizive flitet vetem per numra, pothuajse jemi shoqeri qe komunikojm me kode. Sa qe edhe kur bie ne gjum ne endërr me dalin vetëm numra. Me gjasë si reflektim nga dita me vapë qe shkoi. Hyn me shpejtsi ne zyre nji koleg i imi i punë: 61 apo 63 se kemi vu bast me kolegun e zyres, per ty! Po pse çka ka te bëjë kjo me mua.

Po, unë nuk jam duke formuar Qeverinë… Hahahaha qeshi me te madhe kolegu. Jo, jo, sa vite i ke 61 apo 63 me pyet? Qeshi edhe unë. Aha, 59 ia këthei unë, madje duke i përfshi edhe ato 9 vite te suprimimit te çdo te drejte nga Serbia. Dhe ja kështu kaloi edhe kjo ditë. Serviseri me gjithë angazhimin e tij nuk arriti ta rregulloi kondicionerin e zyres.

Unë bëhesha gati qe te shkoi te frizeri. Ora kishte arritur 4 pas dite. Posa hy ne lokalin e frizerit, mbrenda ishin dy te moshuar që prisnin ne radhë dhe bisedonin : “A nive numri mrrini në 72”, mashalla tha tjetri. Unë u ndala, mendova me vete edhe këta po merren me politikë. Nuk mu durua pa ndërhyrë. Po para një ore, numri ish 63, kur u banë 72. Jo valla neve hoxha na tha 72, se qe sa dolem prej xhamie.

Pse thashë unë edhe hoxha po merret me Qeveri a? Ata dy u ndalen dhe me shikuan me habit. Jo, jo, 72 haxhi tha po shkojnë nga komuna e jonë. Aha u perpoqa unë, ta korigjoi veten. Frizeri mi shkurtoi flokët, kurse unë nxitoi që të bëjë një dush në banjo ne këtë vapë korriku.

SHPËRNDAJE