6 C
Mitrovice, XK
21 September, 2019

Kur Xhevdet Peci e rrahu gjyqtarin serb! Gjyqtari gjykonte me direktivat e...

Kur Xhevdet Peci e rrahu gjyqtarin serb! Gjyqtari gjykonte me direktivat e Kecmanit, njeriu më i afër i Sllobodan Millosheviqit!

Për një moment i kishte ikur truri Xhevdet Pecit! Nuk duroj hilet e gjyqtarit serb, Zhivkoviq. E gjitha ndodhi në vitin 1985, kur zhvillohej takimi i boksit në kuadër të Ligës së Parë Federative të ish Jugosllavisë, mes Buduçnostit të Podgoricës dhe Prishtinës, kjo e fundit kampione në fuqi!

Boksieri i asaj kohe, Xhevdet Peci, ishte shumë më i mirë në ring por Zhivkoviqi gjykonte me direktiva.

Përderisa Zhivkoviqi mori vendimin, trajneri më i suksesshëm shqiptar, Lah Nimani (tani i ndjerë), kishte reaguar ndaj Zhivkoviqit, përse po e dëmton Prishtinën, megjithatë papritur Peci ishte hedhur si “raketë” me grushte dhe e shtriu përtokë gjyqtarin, duke lënë të heshtur tërë sallën në Podgoricë.

Fatmirësisht reagojnë sigurimi dhe kryesitë e klubit dhe Zhivkoviqi kishte shpëtuar mirë! Ngjarjen mund ta shikon nga minuta e 2.22 në video.

Pecit i kujtohet si sot ajo kohë. “Atëherë kundër nesh nuk ka pasur gjasa me fituar, por politikisht kemi qenë të dëmtuar”, tha Peci për gazetën kombëtare “Bota sot”.

“Bogdan Kecman, ish boksier i Prishtinës, ka pasur gisht politikisht kundër nesh. Boban Kecman ka qenë njeri më i afër i Sllobodan Millosheviqit. Kecman hakmerrej ndaj klubit Prishtina, vetëm se ishim shqiptar dhe mos të jemi të parët.

Pas kësaj me suspenduan përjetë. Menjëherë pas kësaj në Prishtinë mbahej Kampionati Ballkanik, strukturat e atëhershme me thanë: Xhevdet, eja bokso e ta heqim dënimin! Unë refuzova dhe këtu kishte marrë fund karriera ime”, tregon Peci.

A keni qenë pishman që bëre at veprim atëkohë? “Unë boksoja kundër Radiqit dhe të cilin dy – tri herë e kisha mundur dhe ishte shoku im, Megjithatë referimi ka qenë skandaloz dhe për një moment dola nga vetja.

Nuk kam menduar shumë kur veprova, nuk kisha as kohë të mendoja”, kujton kohën Peci, prej boksierëve më të mirë që ka pasur Kosova dhe nokautonte shpesh kundërshtarët.

“Publiku dhe mikpritësi kanë qenë shumë korrekt, na kanë përcjell policia nga Podgorica deri në dalje dhe nuk kemi pasur asnjë fije problemi”, tha ai. Më pas gjyqtari e ndjek me gjyq Pecin, por edhe ky i fundit! Kur shkon Peci në gjykatën e Kralevës në Serbi, tregon se çfarë ndodhi:

“Gjyqtari më kishte qitur në gjyq por edhe unë atë. Në Kralevë më dënuan me 24 muaj burg me kusht”. Duhet kujtuar se Prishtina ishte përjashtuar nga liga dhe Xhevdet Peci përjetë nga boksi. Prishtina është klubi më i mirë në histori, me pesë tituj kampioni dhe gjashtë herë nënkampion i ish Jugosllavisë.

SHPËRNDAJE