Kurtan Kajtazi rizgjedhet kryetar i PDK-së në Vushtrri

PDK në Vushtrri sot mbajti Kuvendin Zgjedhor, ku ishte paraparë zgjedhja e kryetarit të degës, anëtarëve të Këshillit Drejtues dhe delegatëve për Konventën e Përgjithshme të Partisë.

Veriu.info mëson se Kurtan Kajtazi është rizgjedhur kryetar i degës së PDK-së, duke mposhtur dy kundërkandidatët Qerim Selimi dhe Bekim Maloku.

Siç mëson Veriu.info, Kurtan Kajtazi ka marrë 173 vota, Qerim Selimi 25 vota dhe Bekim Maloku 22 vota.

Para fillimit të votimit nga gara është tërhequr kandidati Ferit Idrizi, i cili disa ditë më parë kishte shpallur kandidaturën për kryetar dege, e i cili ishte kandidat i PDK-së për kryetar të komunës së Vushtrrisë në vitin 2017.

Ndryshe, Kurtan Kajtazi e udhëheq degën e PDK-së në Vushtrri prej 17 vitesh./Veriu.info

SHPËRNDAJE