Kurti e Mustafa vazhdojnë bisedimet brenda Kuvendit, flet amabsadori gjerman

Pak minuta më parë ka përfunduar takimi mes liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit dhe atij të LDK-së, Isa Mustafës, me ambasadorët e QUINT-it.

Në këtë takim po merrnin pjesë, Kurti, Mustafa, ambasadori gjerman, Christian Heldt, ai britanez Nicholas Abbot, shefja e zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova dhe si dhe përfaqësuesja e ambasadës amerikane, Jessica Long.

Përveç ambasadorëve, nga takimi nuk janë parë të dalin Kurti e Mustafa.

Takimi ndërmjet tyre po vazhdon ende me dyer të mbyllura në Kuvendin e Kosovës.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka deklaruar se ambasadorët e vendeve të QUINT-it nuk kanë luajtur rolin e ndërmjetësuesit në takim.

“Nuk kemi qenë ndërmjetësues në takim”, ka thënë Heldt. 

SHPËRNDAJE