Kurti e përjashton mundësinë për koalicion me AAK-në: Më mirë të qëndrojë në opozitë

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, njëherit edhe fitues i këtyre zgjedhjeve ka folur edhe për mundësinë e përfshirjes së AAK-së në një qeveri potenciale të VV-së me LDK-në.

Kurti është shprehur se “AAK-ja më mirë është në opozitë”, transmeton gazeta online veriu.info.

“AAK-në s’e barazoj me PDK-në, sepse s’ke si, por me qeverisjen e fundit, fort iu ka afruar. S’i kam barazuar asnjëherë me PDK-në. “AAK-ja më mirë është në opozitë”, ka thënë Kurti./Veriu.info

SHPËRNDAJE