Kurti: Në ditët më të errëta, Amerika arriti të jetë fije shprese për miliona njerëz

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se sot në objektin e Qeverisë së Kosovës është vendosur flamuri i Amerikës, pas numri të madh të të infektuarve me COVID-19 në shtetet amerikane.

Kurti tha se në ditët më të errëta, Amerika ka arritur të jetë fije shprese për miliona njerëz.

“Jemi së bashku në solidaritet, kjo gjithashtu do të kalojë”, shtoi Kurti.

  • ETIKETIMET
  • 2
SHPËRNDAJE