Kurti nënshkruan zotimin për qeveri me maksimumi 15 ministri

Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka nënshkruar shtatë “Zotimeve për Qeverisje të Mirë”, deklaratë e organizatës “Demokracia Plus”, duke u zotuar për qeveri me maksimum 15 ministri, nëse ai merr pushtetin.

Dje “Demokracia Plus” u ka dërguar një të gjithë kandidatëve për kryeministër, duke u kërkuar zvogëlim të numrit të ministrive, transparencë më të madhe e depolitizim në përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve.

Kjo organizatë sot ka bërë të ditur se Kurti ka nënshkruar deklaratën, teksa ka përsëritur ftesën që një gjë të tillë të bëjnë edhe kandidatët tjerë.

SHPËRNDAJE