Kurti pas zgjedhjes së Hotit kryeministër: Ne kemi dëshmuar se mund të qeverisim edhe pa listën serbe!

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një videoje në “facebook”, ka thënë se qeveria e tij në 4 muaj qeverisje, ka dëshmuar, se mund të qeveriset mirë edhe pa marrëveshje me listën serbe.

Kurti thotë se qeveria e tij ka dëshmuar se mund të ndalet gjakderdhja financiare, duke thënë kështu se në zgjedhjet e 6 tetorit është dëshmuar se VV-ja është partia e parë dhe më e madhe.

“Sot janë bërë 4 muaj që jam në këtë qeveri, kurse nesër nuk dop të jem në këtë zyrë. 4 muaj qeverisje e mirë dhe 39 mbledhje të mira të qeverisë. Dua të ju falenderoj juve për mbështetjen. Që nga zgjedhjet e 6 tetorit kemi dëshmuar se jemi partia e parë më e madhe, kemi dëshmuar se është e munduir të qeverisës pa marrëveshje me listën serbe”.

“Kemi dëshmuar se mund të ndalet gjakderdhjafinanciare”.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE