Kurti shkon nesër në Dukagjin për t’i vizituar komunat që u goditën nga era e fortë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nesër do të vizitojë komunat e Pejës, Istogut dhe Klinës për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga erërat e forta.

Kurti përmes Facebook-ut ka thënë se qeveria është udhëzuar që të ketë vëmendjen ndaj situatës së shkaktuar.

“Qeveria është udhëzuar të ketë vëmendjen e nevojshme ndaj kësaj situate, për të vlerësuar sfidat dhe për të marrë masat e duhura, për t’iu gjendur pranë qytetarëve tanë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti ka thënë se nesër do të vizitojë këto komuna për të dëgjuar nevojat e qytetarëve.

“Në mëngjesin e datës 7 shkurt, pra nesër, unë do të vizitoj komunat e Istogut, Pejës e Klinës, për të parë nga afër situatën e për të dëgjuar se cilat janë nevojat e institucioneve dhe ato të qytetarëve”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Sot, Gazeta Express ka raportuar për dëmet e shkaktuar në komunën e Istogut nga erërat e fuqishme mbrëmjen e kaluar.

SHPËRNDAJE