Kurti takohet me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, ja çfarë thotë për takimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ditën e fundit të Konferencës së Sigurisë në Munih, është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu.

Kurti thotë se Turqia është një partner i rëndësishëm rajonal.

“Turqia është një investitor i madh në Kosovë dhe një partner rajonal i rëndësishëm”, ka shkruar Kurti rreth takimit.

“Jam i kënaqur që u takova me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu gjatë ditës time të fundit në Konferencën në Siguri në Munih” shtoi Kurti në rrjetin social Tuitter.

SHPËRNDAJE