Kurti: Unë si kryeministër do ta udhëheq dialogun me Serbinë, Vjosa do jetë kryeparlamentare

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, ndërsa ka folur për bisedimet me Serbinë ka thënë se kryeministri i ri duhet ta udhëheq dialogun.

“Besoj që kryeministri i ri duhet ta marrë përgjegjësinë e udhëheqjes së dialogut me Serbinë. Këtë s’mund ta bëjë rivalja ime, se ajo do jetë kryeparlamentare. Kryeministër do të jem unë pas 6 tetorit”, ka deklaruar Kurti në “Fol Hapur”, shkruan Reporteri.net.

Por Kurti ka thënë se rifillimi i dialogut nuk do të vijë menjëherë, pasi së pari duhet të ketë një Komision që mbyll 33 marrëveshjet e dialogut të deritashëm. /Reporteri.net/.

SHPËRNDAJE