Kurti zhvilloi këtë takim me rëndësi në orët e vona (Foto)

epa06012098 Albin Kurti, parliamentary elections Prime Minister candidate and founder of the biggest opposition party Selfdetermination (Vetevendosje) attends an electoral rally in Mitrovica, Kosovo, 05 June 2017. Kosovo's early elections will be held on 11 June 2017. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca, takuan sot rreth orës 21:00 në Prishtinë, ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, dhe Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Siç njofton Lëvizja Vetëvendosje, në këtë takim u bisedua për rëndësinë e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit sa më të mirë e më të gjerë ndërmjet Kosovës e Shqipërisë në të gjitha fushat: politike dhe ekonomike, institucionale dhe shoqërore.

“Në veçanti, u diskutua për dialogun më të ri me Serbinë, për çfarë kryetari Kurti theksoi që, në njërën anë, fjalimi i presidentit të Serbisë në Mitrovicë dëshmoi që e kaluara kriminale është aktuale, ndërkaq, në anën tjetër, Kosova Lindore po keqpërdoret si karrem nga Presidenti Thaçi për të siguruar mbështetje politike e publike e cila i mungon aq shumë”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim që kaloi në atmosferë të përzemërt, kryetari Kurti e ministri Bushati shprehën interesimin e ndërsjelltë për kontakte të vazhdueshme dhe takime të mëtutjeshme.

SHPËRNDAJE