Kusari Lila tregon qëndrimin përfundimtar të LAA’së lidhur me votimin e Kadri Veselit

Mimoza Kusari Lila ka thënë se tashmë institucionet duhet të zhbllokohen. Ajo ka thënë se koalicioni LAA ka qëndrimin e prerë se nuk e voton Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit.

“Është shumë e rëndësishme të vazhdojë ecja e ditëve të mandatarit të Qeverisë. Nëse nuk ndodh kjo duhet të vazhdohet me mandatar të dytë dhe të zhbllokohet situate.

Kjo krizë politike po ka efekte në të gjitha aspektet politike në Kosovë.

Ne gjithashtu kemi bëjmë thirrje PAN të vijë me një propozim tjetër, e kuptoj të drejtën e tyre të propozojnë dikë, por jo zotin Veseli.”, ka thënë Kusari Lila.

SHPËRNDAJE