Kush do të jetë përfaqësues i Nismës në Qeverinë Hoti?

Na ndajnë më pak se dy orë deri në votimin e Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti.

E derisa kjo të ndodh, emrat e përfolur nga Nisma Socialdemokrate për të marrë pozita në këtë qeveri, janë Albulena Balaj Halimaj në pozitën e zëvendëskryeministres.

Balaj ka qenë njëra ndër deputetet më aktive të kësaj partie në legjislaturat e fundit.

Ndërsa në pozitën e Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, pritet të emërohet Vesel Krasniqi.

E në postin që kishte në qeverinë Haradinaj, pritet të jetë sërish Skender Reçica.

Këta emra i ka publikuar edhe gjatë natës së mbrëmshme zyrtari i Nismës Socialdemokrate Ahmet Morina.

SHPËRNDAJE