Kush është e reja shqiptare me forma bombastike që do luftojë Koronavirusin

Koronavirusi në vendin tonë u ka marrë jetën 5 personave dhe ka infektuar 123 të tjerë.

Situata e krijuar nga koronavirusi në Shqipëri ka nxjerrë në pah edhe një nga problematikat më të mëdha të sistemit shëndetësor, e cila është mungesa e stafit mjekësor.

Për të mbuluar këtë “të metë” përballë pandemisë së Covid-19, kreu i qeverisë, Edi Rama, u bëri thirrje të gjithë studentëve të Mjekësisë, për t’u bërë pjesë e vullnetarëve që punojnë te Qendra Kombëtare e Urgjencave (QKU).

Një nga studentet e Mjekësisë, e cila i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së Ramës, është edhe Ingrit Markela, e cila tashmë do të jetë në frontin e parë në luftën kundër koronavirusit, së bashku me vullnetarët e tjerë.

Ajo ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku foli mbi punën dhe vështirësitë që ka puna si vullnetare në QKU.

Mirëpo, duket se Ingriti nuk është një vajzë e panjohur, pasi ajo numëron mbi 200 mijë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet si blogere.

Siç shihet dhe në fotot e postuara në Instagram, studentja e Mjekësisë ka ditur mirë t’i ekspozojë hiret e saj, që duhet thënë se janë “bombastike”.

SHPËRNDAJE