Kush është femra që e deklasoi Xhavit Halitin në Vushtrri

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit e nxorën në vendin e tretë Partinë Demokratike të Kosovës, e renditur pas LDK-së dhe Vetëvendosjes që doli fituese, shkruan gazeta online veriu.info.

Pas numërimit të votave të rregullt veriu.info ka siguruar listën e votave që kanë marrë kandidatët PDK-së në qytetin e Vushtrrisë.

Njëra nga figurat kryesore të PDK-së për shumë vjet, Xhavit Haliti, arriti që në Vushtrri të marrë vetëm 175 vota, anipse mbajti pozita të rëndësishme politike për shumë dekada brenda partisë së tij.

Ai u deklasua nga një kandidate e re që e provoi veten për herë të parë, Ariana Musliu – Shoshi, që siguroi plotë 375 vota.

Nga lista e siguruar shihet se kandidati më i votuar është kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli, i cili në Vushtrri ka marrë 7664 vota, kursë pas tij renditer kryetari i kësaj dege Kurtan Kajtazi që ka arritur të sigurojë 4146 vota, i pasuar nga Shpëtim Zhegrova me 3633 vota.

Kujtojmë që në këto zgjedhje votuan një numër i madh i qytetarëve me të drejt vote, duke bërë që edhe rezultati i zgjedhjeve të jetë shumë më ndryshe se sa zgjedhjet paraprake./veriu.info/


SHPËRNDAJE