Kush është i fejuari i 22 vjeҫares së zhdukur e cila u lajmërua sot

Arbnora Dobraj, 22 vjeҫare që nga dita e enjte ishte raportuar si e zhdukur.

Deri në ditën e sotme nuk ka pasur ndonjë lajm për të, por sot u zbulua se vajza gjendet jashtë Kosovës, përkatësisht në Maqedoni, shkruan ORAinfo.

Arsyet e largimit ende nuk dihen, madje vëllau i saj tha se ajo ishte e fejuar dhe se i fejuari i saj jeton këtu në Kosovë po në qytetin e njëjtë nga vjen edhe Arbnora (Skenderaj).

Se cilat janë shkaqet e këtij largimi, mbetët të shihet.

SHPËRNDAJE