Kush është kryeministri që hapi shampanjë në zyrë për Bleonën

Këngëtarja, Bleona Qerreti ka nisur të shkruajë një libër autobiografik. Sipas Bleonës ky libër do të tronditë mbarë opinionin publik, politikanë e njerëz të tjerë. Bleona thotë se, brenda librit të saj ka përmendur me emra politikanët që e kanë ngacmuar, ftuar për pije etj, etj.

Mbrëmë, e ftuar në “Xing me Ermalin”, Bleona ka zbuluar paksa nga libri i saj. Mund të themi që nga mënyra si shprehej dukej se ishte një ngjarje tronditëse për të.

“Ora shënonte 1:15 pa mesnate, sapo isha kthyer nga koncerti dhe doja të flija. Trokiti dera, trokitjet ishin të forta, sikur personi kërkonte të shqyente derën. U çova, ashtu e trullosur e hapa derën. Po ti ç’ne këtu në këtë orë? Doja të të shikoja tha ai. Nuk shikohen njerëzit në 1 të natës mo burrë plus që pse duhet të më shohësh ti mua. Pa e ftuar, ai tentoi të futej në shtëpi. Më fal po unë nuk të ftova i thashë. Në sytë e tij pashë një inat të pajustifikueshëm. Tentoi përsëri. E ndalova por…”, – kaq, deri këtu e la të flasë Ermali. Pjesën tjetër do ta lexojmë te libri i këngëtares.

Në një pjesë tjetër të librit flitej për një kryeministër që e kishte ftuar Bleonën në zyrë, kishte hapur shampanjë. Po kush është ky kryeministër? Edhe këtë do ta zbulojmë kur të botohet libri.

SHPËRNDAJE