Kush është magjistari Burdushi? Milioner, karrierë 30 e kusur vjeçare, ndihmoi politikanët, dhe në luftë me hoxhallarët

Hysri Peqani, të cilin të gjithë e njohin si “Burdushi”. Mjeku popullor i cili tash e shumë vite, është adresa për të kërkuar ndihmë. Ai sot u akuzua për mashtrim. Atë akuzë ai e demantoi duke thënë se është thjesht “shpifje hoxhallarësh”

Probleme të ndryshme shpirtërore, familjare, njerëz të cilët me vite vuajnë për të pasur fëmijë shpresojnë në ndihmë nga “Burdushi”.

Për 33 vjet të kësaj pune, ka njerëz që i besojnë dhe shumë të tjerë që nuk i besojnë atij.

Ai tregon si si këtë lloj “zanati” e trashëgoi nga babi i tij, dhe ishte në moshën 13 vjeçare kur për herë të parë filloi të merrej me këtë punë. Ai ndër të tjerash, tregon se kur ishte fëmijë kishte frikë nga këto punë, mirëpo mandej u mësua.

Përgjatë viteve, siç ka treguar me gojën e tij, ai ka pranuar dhurata të ndryshme. Mes tyre edhe një veturë Ferrari dhe një R8. Ai thotë se është adresë edhe për politikanë dhe njerëz të estradës, që janë në kërkim të çelësit të suksesit. Se kush e ka vizituar Burdushin për t’i rritur votat në zgjedhje mbetet mister – sepse ai nuk ka treguar asnjëherë.

SHPËRNDAJE