Kush ishte kosovari që shkroi himnin kombëtar turk

Himni i Lirisë, apo himni kombëtar i Turqisë është shkruar nga Mehmet Akif Ersoy, i cili me prejardhje është nga Kosova, qyteti i Pejës.

Mehmet Akif Ersoj ka lindur dhe ka vdekur në Stamboll, por prindërit e tij ka qenë shqiptarë. Akif ishte poet, mësues, veteriner, mjek, hafëz e politikan. I ati Mehmet Tahir Efendiu (1826-1888) ishte me origjinë nga Shushica e Pejës në Kosovë.

Që i vogël kishte ardhur për studime në Stamboll dhe ishte ngritur deri në gradën e “profesorit” në Medresenë Fatih. Ai kishte qenë një person i ditur dhe me shumë kulturë.

Ai është autori i himnit kombëtar turk “Marshi i Lirisë”. Shpesh herë kujtohet me sinonimet “Poet i atdheut” e “Poet kombëtar”. Himni turk për herë të parë u recitua para deputetëve të parlamentit turk më datë 12 mars 1921./Metro

SHPËRNDAJE