Kush ishte sportisti mitrovicas që refuzoi të bëhej ‘mish për top’ në luftën e Bosnjës dhe Kroacisë, i dënuar me burg më 1993 e i pushkatuar më 1999

Familja AZEMI si çdo familje në Kosovë ka përjetuar vuajtje e tortura më të ndryshme nga regjimi jugosllav. Po e fillojmë me datën 27.10.1993 kur policia dhe ushtria serbe ia mësyen familjes Azemi duke rrethuar shtëpinë pas shumë kërkesave të pasuksesshme të tyre që djali I tyre sportisti i karates MINIR AZEMI t`i dorëzohej ushtrisë jugosllave dhe t`i shërbej asaj si mish për top në luftërat e Kroacisë dhe Bosnjës.

Por me këtë rrethim siç duket ata kishin informata të sigurta që Minir Azemi aso kohe 20 vjeçar, i lindur më 06.07.1973 ndodhej në shtëpi. Pas një rezistence të familjes disa minutëshe fizike-verbale, policia ushtarake dhe policia e rregullt jugosllave e prangosin mu në hollin e shtëpisë, ku e dërgojnë dhunshëm në Serbi për ta mbajtur uniformën dhe pushkën e nje shteti që nuk e pranoi dhe nuk e deshi kurrë.

Nuk vonoi shumë falë shkathtësive të tij, pasi që ai ishte edhe sportist i dalluar në sportin-kategorinë e Karatesë ku shoku i ti Fadil Igrishta tregon se ne rethana okupimi ai mbante trajnime ne shtepi dhe dyqane private ne sportin luftarak te karates, ne kete frym edhe ne kazermat jugoslave i bind shokët që pushkën dhe uniformën e atij shteti t`ia lënë të varur dhe të thatë në kazermat e ushtrisë serbe. Me këtë rast ai dhe shokët e tij i thanë jo Jugosllavisë dhe jo bashkangjitjes në luftë e cila nuk ishte e tyre.

Rrugës për në Kosovë, policia serbe në Fushë Kosovë e rrah barbarisht, pasi që ai kishte zhdukur të gjitha dokumentet e Jugosllavisë dhe kështu për më se një muaj rresht qëndron te një shtëpi private,te një i afërm, në Kodrën e Trimave, te Hysen Bernica deri në shërimin e tij. Gjatë kësaj kohe policia dhe ushtria serbe e shpallën në kërkim dhe si pasojë e kësaj pothuajse për çdo ditë familja iu nënshtrohej torturave psiqike nga policia dhe ushtria serbe. Gjatë gjithë kësaj kohe ai qëndronte në ilegalitet ku edhe dënohej me shumë muaj burg si organizator i një puçi e tradhëtie të një armate e cila nuk ishte e tij dhe ata në bazë të informative intelegjente arrijnë prap ta arrestojnë dhe ta dërgojnë në burgun ushtarak.

Një pjesë të burgut e kishte mbajtur në kazermën ushtarake të Nishit dhe tjetrën në Kosovë në burgun e Smrekonicës. Pas gjithë këtyre vuajtjeve Minir Azemi nuk ndalej të merrte pjesë në të gjitha protestat që organizoheshin nga shqiptarët kundër dhunës dhe represionit serb në Kosovë ku me nje rast sebashku me shokun Hamit Mripen bien në sy nga forcat policore intelegjente serbe dhe në këtë rast ndalohet afër urës kryesore ku rrahen barbarisht nga policia serbe.

Pa kaluar shumë kohë ai kishte vënë kontakt me një shok të tij, tani dëshmor që quhej Avni Haradinaj-Koshtova dhe kërkon nga ai që t`iu mundësohet që të bëhet pjesë e UÇK-së, por ai ia bëri të qartë që për momentin përkundër gadishmërisë tënde, nuk ka armë dhe në momentin që do të furnizohemi me armë do t`iu lajmërojmë. Nuk kaluan shumë ditë, policia speciale rrethon rrugën ku ne banonim dhe e shënjestrojnë Minirin duke i thënë: „Mos gabo të ikësh sepse do të pësoj familja.”

Në bazë të kësaj shihet se ata vetëm se kishin vendosur përfundimisht që ta likuidonin fizikisht.

Më 15 Prill të vitit 1999 në moshën 26 vjeçare e pushkatojnë.

Duke u nisur nga gjithë këto fakte historike të tij dhe akteve heroike të tij duke refuzuar pushkën dhe ushtrinë jugosllave ia bëri të qartë Jugosllavisë se shqiptarët nuk mund t`i përdornin mish për top. Poashtu me aktivitetet e tij në protesta që kurdo që ato organizoheshin kundër pushtuesit jugosllav edhe me këtë rast i tregoi që nuk pajtohet kurrë të jetoj nën okupim.

Ushtria dhe policia serbe bënin vrasje gjithandej në Kosovë duke vrarë të rinj, pleq e plaka, duke nxitur frikë që t`na detyronin që ta lëshonim Kosovën vullnetarisht, Miniri edhe pse pa pushkë, qëndroi dhe refuzoi ta lë Kosovën si dhe rezistoi fizikisht me trupin e tij deri ne vetëflijim me çka dëshmoi që Kosova nuk do të zbrabsej nga qëllimi i Serbisë për një tokë të djegur e pa shqiptar.