Kush janë dy kandidatet e PDK-së për deputete që arritën të sigurojnë vetëm 2 vota, respektivisht 3 vota në Vushtrri

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit e nxorën në vendin e tretë Partinë Demokratike të Kosovës, e renditur pas LDK-së dhe Vetëvendosjes që doli fituese, shkruan gazeta online veriu.info.

Pas numërimit të votave të rregullt veriu.info ka siguruar listën e votave që kanë marrë kandidatët PDK-së në qytetin e Vushtrrisë.

Ajo që bie në sy është fakti se dy kandidate për deputete arritën që në Vushtrri të sigurojnë 2 vota respektivisht 3 vota.

Kandidatja për deputete Erlira Mullabazi arriti të marrë 2 vota në Vushtrri kurse Arbresha Syla vetëm 3 vota.

Nga lista e siguruar shihet se kandidati më i votuar është kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli, i cili në Vushtrri ka marrë 7664 vota, kursë pas tij renditer kryetari i kësaj dege Kurtan Kajtazi që ka arritur të sigurojë 4146 vota, i pasuar nga Shpëtim Zhegrova me 3633 vota.

Kujtojmë që në këto zgjedhje votuan një numër i madh i qytetarëve me të drejt vote, duke bërë që edhe rezultati i zgjedhjeve të jetë shumë më ndryshe se sa zgjedhjet paraprake./veriu.info/

SHPËRNDAJE