Kush janë dy ministrat tjerë pas Tahirit që do t’i shkarkojë PDK’ja

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri të hënën i ka ofruar dorëheqjen kryeministrit Ramush Haradinaj, e ky i fundit e ka konfirmuar se ka disponim në PDK për largimin edhe të dy ministrave tjerë.

Gazeta Metro, nga burime brenda Qeverisë, ka mësuar se dy ministrat tjerë që do të shkojnë nga kabineti Haradinaj, janë ministri i Financave Bedri Hamza dhe ai i Inovacionit Besim Beqaj.

Largimi i Tahirit vjen pas paraqitjes së tij së bashku me presidentin Thaçi në Ujman, pa dijenin e kryetarit të partisë Kadri Veseli, edhe pse Tahiri në arsyen e tij të dorëhqjes ka thënë se është mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë në vend.

Bashkë me Thaçin në Ujman u pa edhe ministri i Financave Bedri Hamza, i cili gjithashtu pritet të mos jetë më pjesë e kabinetit qeveritar të koalicionit PDK-AAK-Nisma-AKR.

Ndërsa, largimi i ministrit Beqaj, sipas burime të Gazeta Metro, vjen shkaku i aktakuzës për rastin ‘Pronto’ me të cilën po përballet ai.

Kohë më parë Veseli kishte premtuar se në momentin që Gjykata i konfirmon aktakuzën ministrit Beqaj, atij do t’i kërkohet dorëheqja nga posti i ministrit.

Kryetari i PDK’së, njëherit edhe i Kuvendit të Kosovës, është deklaruar i ashpër rreth vizitës së Thaçit në Ujman gjatë ditës kur në Prishtinë po zhvillohej protesta e Vetëvendosjes. Ai e ka kritikuar këtë veprim, duke e quajtur politikë të përqarjes, në kohën kur Kosovës më së shumti i duhet uniteti. 

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE