Kush po e quan Teuta Rugovën, ‘delja e zezë’ e LDK-së

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, duke komentuar qëndrimin e deputetes së LDK-së Teuta Rugova që të bëjë kuorumin në seancën e sotme, ka thënë se ajo nuk i merr vet vendimet për qëndrime të tilla.

Sa i përket masave që LDK mund të ndërmarrë karshi Rugovës, sipas Muhaxhirit kjo nuk do të ishte e thjeshtë.

“Zonja Rugova është e bija e Ibrahim Rugovës dhe nuk mund t’i nënshtrohet një gjykimi të thjeshtë siç mund t’i nënshtrohej ndonjë anëtari tjetër. Familja Rugova dhe presidenti Rugova kanë një vend meritor në historinë e Kosovës. Është çështje delikate që të gjykohet me ashpërsi vendimi i saj plus kur dihet se ajo nuk është shquar me ndonjë aftësi politike”.

“Shihet që vendimet e saj i merr dikush tjetër. Shihet që është e instrumentalizuar. Ajo po i sjell probleme LDK-së”.

“Ajo duhet të flasë të dalë nëpër media. Isa Mustafa, Avdullah Hoti duhet të bisedojnë me familjen e saj dhe të merren vesh se si do të procedojnë tutje, sepse ajo po e dëmton imazhin e babait të saj. LDK nuk e ka lluksin që të ketë një “dele të zezë”, njofton klan Kosova.

SHPËRNDAJE