Kushti që Lorik Cana ia kishte vënë Monikës para martesës

I ftuar pasditen e së premtes në emisionin e TV Klan tek “Rudina”, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare Lorik Cana, një futbollist shumë i dashur për publikun, rrëfei gjëra të pathëna deri më tani rreth jetës së tij private.

Gjatë emisionit, Lorik foli edhe për bashkëshorten e tij italiane Monika me të cilën ka 4 vite i martuar.

Lorik tregoi se Monikës i kishte vënë kusht për gjuhën shqipe para martesës.

“Ishte kusht paramartesor që djali absolutisht nuk duhet ta thyejë zinxhirin e traditës, të gjuhës sepse ne që kemi qenë në emigracion, gjenerata e parë e mban, por gjenerata e dytë thuajse e ka humbur gjuhën. Kur martohesh, martohesh për dashuri dhe për partnerin e duhur, por ka vështirësitë e veta sidomos nga pikëpamja e gjuhës, por kjo nuk duhet të jetë një argument për mos me bërë më të mirën”, u shpreh Lorik Cana.

SHPËRNDAJE