Kuvend apo prokurori?

Kuvendi i Kosovës deri më tani ka formuar disa komisione hetimore parlamentare, të cilat kanë hetuar e paraqitur raporte lidhur me çështje të caktuara.

Bujë më të madhe është bërë me komisionin hetimor parlamentar për dëbimin e shtetasve turq, të cilit javë më parë i është vazhduar mandati. Kjo për shkak të temës së trajtuar si dhe kundërshtimeve lidhur me përgatitjen e raportit dhe kohës së caktuar për përpilimin e tij.

Se në këtë legjislaturë janë formuar një numër i madh i komisioneve se legjislaturave të kaluara, e thotë edhe deputeti i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri.

Ymeri i cili njëherësh është edhe kryetar i komisionit hetimor për gjendjen në Telekom dhe Vala, për rtv21 tha se nëse nga komisionet kryhet puna si duhet atëherë ato kanë rëndësi më të madhe në trajtimin e një çështje.

“Komisionet hetimore kur të kryejnë punën ashtu siç duhet kanë një rëndësi të madhe në problematizimin e çështjes dhe në gjetjen e të dhënave e provave për çështjen të cilën e ndjekin e të cilat janë shumë lehtë të përdorshme nga prokuroria për të vazhduar hetimin”.

Komsioni që ai drejton, sipas Ymerit, do të “hedhë dritë” lidhur me atë se çka e ka shkaktuar gjendjen në telekom.

Në anën tjetër, nga Instituti Demokratik i Kosovës, thonë se ligji i ri, parasheh disa ndryshime sa i përket kompetencave të komisioneve hetimore.

aty është duke u paraparë që të jepen disa kompetenca, është paraparë që raportet që miratohen prej Kuvendit, t’i shkojnë prokurorisë së shtetit. Është e pakuptimtë që të hetohet kur nuk ka procedura tutje për çfarëdo të dhëna që merren nga komisioni”, tha Agnesa Haxhiu nga KDI. /Indeksonline/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE