Kuvendi bëhet gati për deputetin me karrocë (VIDEO)

Fetah Rudi, i cili shfrytëzon karrocën për të lëvizur, shumë shpejt do të zë vend si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Me gjendjen e tij aktuale fizike, ky veprimtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të jetë personi i parë me karrocë që është i zgjedhur i popullit dhe merr pjesë në seanca.

Por, objekti i Kuvendit të Kosovës nuk e ka të rregulluar infrastrukturën për personat me nevoja të veçanta.

SHPËRNDAJE