Kuvendi e miraton propozimin e Bekim Haxhiut: Ndërtohet parku memorial dhe shtatorja e Fadil Vokrrit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sapo e kanë kaluar amandamentin e propozuar nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu për ndërtimin e parkut “Fadil Vokrri” dhe shtatorës afër Stadiumit të Prishtinës “Fadil Vokrri”.

Ky projekt do të kushtojë 200 mijë euro dhe bëhet për nderim të veprës dhe jetës së legjendës së Kosovës, Fadil Vokrri.

Seanca për buxhetin e vitit 2019 po vazhdon ende. Seanca ka filluar të shtunën në orë 11. /Ballkani.info/Veriu.info