Kuvendi kaloi vetëm 12 projektligje nga 141 sa ishin paraparë

Qeveria po dështon në kalimin e projektligjeve, nga 141 vetëm 12 kaluan në këtë legjislaturë.

Jo shpesh të gjithë ngrisin dorën.

E ky mos bashkëpunim në mes të pozitës e opozitës në Kuvendin e Kosovës, duket se po i shkakton probleme vendit.

Kjo pasi që nga fillimi i kësaj legjislature u miratuan vetëm 12 projektligje nga 141 sa ishin paraparë.

Monitorues të punës së Kuvendit, thonë se kjo ka ndodhur si rrjedhojë e bojkotimit të iniciativave të qeverisë nga partitë opozitare.

Cakolli thotë se mos kalimi iprojketligjeve në Kuved duhet të përbëjë shqetësim për ekzekutivin.

Kurse Albert Krasniqi nga Demokracia Plus thotë se opozita duhet ti përkrahë projektet që janë më interes publik.

Megjithatë Krasniqi shton se qeverisë po i mungon e përkrahje edhe nga deputetët të cilët e votuan krijimin e saj.

Në një deklarim, Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka akuzuar qeverinë që nuk ka sjellë projektligje në Kuvend.