Kuvendi mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish nga mëngjesi i së premtës për një seancë të jashtëzakonshme.

Zyra për media dhe mardhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës, përmes një njoftimi për media, ka paralajmëruar që nesër duke filluar nga ora 10.00, do të mbahet Seanca e jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë: Debati parlamentar për personat e pagjetur, njofton Klan Kosova.

Tani kur Kosova po shënon Javën e Personave të Pagjetur, ky ankth nuk ka përfunduar as 19 vite pas luftës për familjarët e 1 mijë e 652 personave të zhdukur.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë)

SHPËRNDAJE