Kuvendi miratoi në parim Projektligjin për Buxhetin e vitit 2018

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018.

Në seancën e Kuvendit, ku ishin të pranishëm 91 deputetë, për miratimin e Projektligjit e Buxhetit të vitit 2018 votuan 64 deputetë, kurse dy ishin kundër.

Me këtë rast u ngarkuan komisionet që të shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’ia dërgojnë me rekomandime.

Gjatë kësaj jave, Kuvendi nuk ka arritur ta miratojë buxhetin, pasi opozita e ka kundërshtuar buxhetin, ndërsa pozita nuk i ka pasur numrat për ta kaluar atë.

SHPËRNDAJE