Kuvendi nesër hap dyert për mërgimtarët

Nesër dhe mbasnesër, Kuvendi i Kosovës i hap dyert për bashkatdhetarët që janë të interesuar të e vizitojnë.

Kuvendi i Kosovës ka lëshuar një komunikatë zyrtare rreth kësaj teme.

Kjo është komunikata e plotë:

Të mërkurën dhe të enjten, përkatësisht më 24 dhe 25 korrik 2019, Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon aktivitetin tradicional, “Bashkatdhetarët në Kuvend” dhe hap dyert për të gjithë bashkatdhetarët.

Të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë, janë të mirëpritur dhe ftohen t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE