Kuvendi: Nesër në 11:00 mbahet seanca për zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Kuvendi i Republikës së Kosovës përmes një njoftimi për media kanë treguar se seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e qeverisë së re të Republikës së Kosovës do të mbahet nesër në orën 11:00.

Kërkesa për një seancë të tillë është bërë nga 61 deputetë të koalicionit LDK-AAK-NISMA dhe nga komunitetet.

“Me kërkesë të 61 deputetëve, Kuvendi i Republikës së Kosovës, do të mblidhet nesër në orën 11:00 në seancë të jashtëzakonshme, me të vetmen pikë të rendit të ditës: zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të pranishëm në këtë mbledhje të kryesisë kanë qenë të pranishëm edhe dy përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci dhe Rexhep Selimi.

Në këtë mbledhje të sotme gjithashtu Kryesia diskutoi edhe njëherë për mbajtjen e seancës së rregullt më 4 qershor, në të cilën, ndër të tjera, do të shqyrtohet edhe propozimi i deputetes Eliza Hoxha, mbështetur edhe nga 21 deputetë tjerë nënshkrues, për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE