Ky do të jetë trajneri i Real Madridit, sipas Schusterit

Ish lojtari i Real Madridit dhe trajneri ka thënë se ia ka rekomanduar një menaxher presidentit të Real Madridit, Florentino Perezit

Ish lojtari dhe ish trajneri i Real Madridit, Bernd Schuster ia ka rekomanduar trajnerin e Gjermanisë, Joachim Low ekipit të Real Madridit.

Edhe pse kampionët e Europës kanë nënshkruar kontratë me trajnerin e tanishëm, Santiago Solari, kontratë që e mban atë deri më 2021, por qysh tash ka raporte se një emër më i madh duhet që ta zëvendësojë atë në verë.

“Kam folur me presidentin Florentino Perez në një mbrëmje gala dhe ia kam sugjeruar Low”, ka thënë ai për Die Welt, transmeton GazetaExpress.

“Perez me shikoj çuditshëm, sikurse ta befasoja atë”.

“Gjermanët janë shumë të respektuar në Real. Parasëgjithash, ne kemi bërë punë të mirë aty, nuk do të befasohesha nëse Reali do të përpiqet që ta punësoj atë në verën që vjen”.

Solari është në krye të skuadrës prej që Julen Lopetegui u shkarkua në tetor pas startit të dobët si pasues i Zinedine Zidane.

Fillimisht ai ishte trajner i përkohshëm, por dy javë më vonë klubi konfirmoi se ai do të jetë trajner i Realit me kontratë të plotë, transmeton GazetaExpress.

Megjithatë, Real Madridi është duke vuajtur për të shënuar goli, sidomos pas largimit të Cristiano Ronaldos për në Juventus, kurse kampionët europian mbesin disa pikë më poshtë se Barcelona, duke spekuluar se Solari mund të ndahet nga ekipi në fund të sezonit 2018-19.

E ardhmja e Loë si trajner i Gjermanisë është në dyshim pas eliminimit të hershëm në Botërorin e 2018 në Rusi, ku u eliminuan ngha grupet dhe ai ka pranuar muajin e kaluar se është i hapur për të marrë drejtimin e Madridit kur t’i kthehet menaxhimit të klubeve në futboll.

“Jam i interesuar për të qenë trajner i një klubi”, tha ai muajin e kaluar. “Mendoj që do të jetë jashtë, jo në Gjermani. Real Madridi është një klub interesant që të jesh menaxher i tij”.

Kontrata e 58 vjeçarit me Gjermaninë skadon më 2022, pas Botërorit të Katarit. /GazetaExpress/

SHPËRNDAJE