Ky është 37 vjeçari që vdiq në aksident trafiku në Mitrovicë – Policia jep detajet (Foto)

Një aksident trafiku me fatalitet është raportuar rreth orës 05:13 të datës  8 shtator  2017.  Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë- Pejë, në  fshatin Lushtë të Mitrovicës, ku si pasojë e aksidentit ka pësuar lëndime vdekjeprurëse vetë drejtuesi viktima A. H. 37 vjeçar, raporton Veriu.info.

“Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje, nga hetuesit e Njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se si shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës nga ana e ngasësit/viktimës, i cili humb kontrollin mbi automjetin duke përfunduar jashtë rrugës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, që të kenë kujdes dhe t’u përmbahen rregullave të trafikut dhe sinjalistikës në fushën e sigurisë në trafikun rrugor.

Veriu.info mëson se viktima është Artan Haziraj./Veriu.info

SHPËRNDAJE