Ky është ambasador i ri i Britanisë së Madhe në Kosovë

Nicholas Abbott është emëruar ambasador i ri i Brantisë së Madhe në Republikën e Kosovës.

“Abbott është emëruar ambasador i Madhërisë së Saj në Republikën e Kosovës, ai do ta pasojë Ruairi O’Connellin i cili do të transferohet në një tjetër shërbim diplomatik”, ka bërë me dije ministria e Jashtme e Britanisë.

Abbott do të marrë detyrën gjatë shtatorit të këtij viti. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.

I dërguari i ri i Londrës në Kosovë ka shërbyer në misione të ndryshme nëpër botë.

SHPËRNDAJE