Ky është dallimi i përkrahjes nga të rinjtë, ndërmjet Albin Kurtit e Shpend Ahmetit

Votuesit e Lëvizjes Vetëvendosje janë të ndarë në lidhje me politikanin model që ata kanë.

Kështu thonë hulumtimet e fundit të realizuara  nga Instituti Demokratik i  Kosovës (KDI), lidhur me qëndrimet dhe preferencat politike të të rinjve.

Albin Kurti është politikan model i 53.6 për qind i votuesve të këtij subjekti.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⤵)

Por  Kurti pasohet nga Shpend Ahmeti, i cili është politikan model për 30.3 për qind e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti në janar të vitit 2018 është zgjedhur kryetar i Vetëvendosjes. I cili edhe ishte kandidati i vetëm për këtë pozitë.

Vlen të përmendet që ditë më parë Shpend Ahmeti ka dhënë dorëheqje nga Vetëvendosje, ndërsa aktualisht është vetëm kryetar i Prishtinës.

Për dallim nga subjektet tjera,votuesit e të cilave kanë numër më të madh të politikanëve model, në Lëvizjen Vetëvendosje janë vetëm dy politikanë model kryesorë, ndërsa pjesa tjetër e politikanëve të përmendur janë në përqindje minimale.

Theksojmë që në zgjedhjet e fundit, Vetëvendosje ka dalë partia më e votuar./GazetaBlic

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE