Ky është fundi i ISIS-it, sot e humbën edhe një bastion

Forcat e sigurisë së Irakut kanë kumtuar sot se e kanë çliruar qendrën e qytetit të Havixha në veri të vendit nga xhihadistët e të ashtuquajturit “Shtetit Islamik” dhe po vazhdojnë me çlirimin e pjesëve tjera të qytetit.

“Njësitet e ushtrisë dhe policisë irakiane të përfshirë në çlirimin e Havixhas kanë hyrë në qendër të qytetit dhe po përparojnë edhe më tutje”, ka deklaruar gjenerali Abdul Amir Yarallah, i cili po e udhëheq operacionin, transmeton Gazetametro.net.

Forcat irakiane kanë nisur ofensivën para tri ditësh për marrjen e Havixhas, e cila është një nga qytetet e fundit në veri të Irakut në duar të xhihadistëve.

Havixha me rreth 70.000 banorë gjendet rreth 230 kilometra në verilindje të Bagdadit. Qyteti për shkak të ekstremistëve është i njohur si “Kandahar i Irakut”, sepse përkujton në bastionin e talibanëve në Afganistan.

Forcat e sigurisë së Irakut e kanë përkrahjen e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-ja, e cila në fillim të shtatorit filloi t’i bombardojë disa vende rreth Havixha.

Ushtria irakiane po përparon kundër “Shtetit Islamik” edhe në pjesët tjera të Irakut nën kontroll të ekstremistëve, pasi që në korrik, me përkrahje të koalicionit ndërkombëtar, e çliroi Mosulin, qytetin e dytë për kah madhësia në Irak.

/

SHPËRNDAJE