Ky është hoteli super luksoz ku po mbahet mbledhja e qeverisë Kurti: Nuk mungon sauna, pishina dhe jakuzi

Një nga hotelet më luksoze në Prevallë, ai i quajtur ‘Hotel Sharri’, Qeveria Kurti është mbledhur për ta mbajtur mbledhjen e radhës dhe për të diskutuar për të ardhmen e Kosovës.

Në hotelin i cili shquhet për luksin dhe çmimet e shtrenjta, Kurti ka mbledhur ministrat dhe stafin e Qeverisë për të diskutuar për programin qeverisës mes dy partive.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, i cili ka thënë se do të qëndrojnë në Sharr, ku do të flasin për programin qeverisës, hapjen e vendeve të reja të punës, zhvillimit ekonomik të vendit dhe shumë gjërave tjera.

“Në këtë program reflektohet plotësisht marrëveshja e koalicionit, ku janë të specifikuar masat që do të ndërmarrim për të rritur punësimin, për kujdes social gjithëpërfshirës, për arsim e shëndetësi cilësore, rend e ligj për të gjithë, mbështetje për bujqësinë, diplomaci të fortë, kujdes për mërgatën tonë e çështje tjera”, ka shkruar Hoti.

SHPËRNDAJE